Sport

VIDEO/ Super Hollanda ‘shemb’ Austrinë, tulipanët nisin ‘fluturimin’ për në raundin tjetër

17 Qershor 2021, 20:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Super Hollanda ‘shemb’ Austrinë, tulipanët nisin

HOLLANDË– Hollanda nuk e diskuton Austrinë dhe fiton ndeshjen e dytë në Grupin C. Në stadiumin ‘Johan Crujff Arena’ portokallinjtë bëjnë gjithçka mirë duke triumfuar me shifrat 2-0. Takimi nisi mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 11′. Dumfries ia doli të fitojë penallti pas kontaktit të Alaba-s me Depay që u tregua i saktë nga 11-metrat.

Në pjesën e dytë, kur austriakët tentuan të shohin drejt barazimit, kundërsulmi i Oranje i ndëshkoi në minutën e 67. Malen u shkëput drejt portës e pastaj përballë portierit ka shërbyer për Dumfries që ka shënuar në portën e Bachmann që arriti vetëm ta prekë topin.

Me këtë fitore Holanda siguron vendin e parë dhe ndeshjen e tretë do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut që nuk ka asnjë objektiv, ndërsa austriakët do të luajnë shansin e fundit ndaj Ukrainës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport austria euro 2020 holanda austria euro 2020 holanda

Sondazh

Poll