Aktualitet

Krimet elektorale, SPAK merr nën hetim dy persona që blinin vota duke premtuar pagesën e dritave, në prill u arrestuan me ka

17 Qershor 2021, 16:25 Nga DOSJA
Krimet elektorale, SPAK merr nën hetim dy persona që blinin vota duke

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën hetim dy persona që akuzohen për blerje votash. Mësohet se janë vënë nën hetim, Agustin Selimi e Pëllumb Lekaj, të cilët u arrestuan në Kapshticë bashkë me dy persona të tjerë, pasi tentuan të kalonin 10 kilogramë kanabis drejt Greqisë.

Selimi e Lekaj kanë kërkuar vota gjatë fushatës elektorale para zgjedhjeve të 25 prillit. Në këmbim, ata u premtonin qytetarëve pagesën e faturave të energjisë elektrike.

Selimi (Gjoka) dhe Lekaj u vunë në pranga bashkë me Manol Xhamijën e Lorenc Docin, pas më 29 prill po kalonin drogë drejt Greqisë me çanta shpine. Sapo kanë parë policinë, ata hodhën çantat me kanabis dhe tentuan të largoheshin me vrap por u vunë në pranga.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin selimi krimi elektoral pellumb lekaj zgjedhjet 25 prill 2021 agustin selimi krimi elektoral pellumb lekaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll