Aktualitet

I infiltruar në grupet mafioze shqiptare, arrestohet ish-polici në Angli, i ishte futur trafikut të drogës në Londër, grup

17 Qershor 2021, 13:57 Nga DOSJA
I infiltruar në grupet mafioze shqiptare, arrestohet ish-polici në

BRITANI E MADHE– Maurisio Malaj, 30 vjeç, një ish-agjent i infiltruar policie në MAFFIA-n shqiptare është vënë në pranga nga autoritetet e Britanisë së Madhe pasi ishte përfshirë në shitjen e kokainës së Londër.

Top-Channel shkruan se në momentin që ka dalë para gjykatës, Malaj ka treguar se ishte përfshirë në emër të grupeve kriminale shqiptare, në të cilat ishte infiltruar. Ai tregoi se kishte udhëtuar nga Shqipëria në Angli pasi anëtarët e grupit ku ishte infiltruar kishin marrë vesh se ai punonte për policinë e shtetit.

Më pas, ata kishin torturuar brenda në një makine babain e tij në mënyrë që të zbulonin vendndodhjen e 30-vjeçarit. për faktin se e kishin zbuluar se çfarë punë dhe roli kishte në policinë e shtetit. Për këto arsye, Maurisio Malaj tha se kur mbërriti në Angli u përfshi sërish në trafikun e drogës, pasi nuk kishte as leje për të punuar, ndërsa aplikimi për azil nuk i ishte shqyrtuar ende.

Për këtë histori Maurisio Malaj nuk u dënua me burg, por iu vendos vetëm një gjobë dhe u la i lirë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ish-polici shqiptar ne angli maurisio malaj arrestohet ish-polici shqiptar ne angli maurisio malaj

Sondazh

Poll