Procedura e regjistrimit në shkollë kthehet online! Procesi bëhet përmes e-albania, nuk ka më preferenca, shkolla zgjidhet
17 Qershor 2021, 14:10Nga DOSJA
TIRANË– Ndryshe nga vitet e shkuara ku institucionet arsimore ishin të mbushura plot me prindër me dokumente të shumta në duar, ketë vit kjo është shmangur pasi regjistrimi i fëmijëve për në klasë të parë do të kryhet ‘online’ përmes portalit e-albania.
Ky proces ka nisur në 15 qershor dhe prindërit kanë afat dy javë, deri në fund të muajit.
Nuk ka më preferenca por shkolla zgjidhet automatikisht sipas vendbanimit adresës ku jeton nga të dhënat që na kanë sjell prindërit. Nuk ka nevojë më për dokumenta shoqërues se ato gjenden elektronikisht.
182 shkolla të arsimit bazë në bashkitë qendrore të 12 qarqeve do të mund të aplikojnë elektronikisht, ndërsa në zonat rurale ku fluksi i regjistrimeve është i ulët, do të vijojë me metodën e vjetër duke u paraqitur fizikisht të drejtoria e shkollës. Njësoj do të veprohet edhe për regjistrimet e fëmijëve në parashkollor, ku duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara si certifikatë e fëmijë, karta e identitetit e prindit, vërtetim vaksinash.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Personat që shikoni në foto janë Enver Diva dhe Besian Xhixha, të cilët u arrestuan për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Viktor Haxhia. Foto...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë një sërë reagimesh pasi mesfushori Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në ndeshjen Danimarkë-F...
TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjten nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme në Tiranë, ku u dhunua një anëtar i komunitetit LGBT...
GREQI-Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares Caroline crouch në Glyka Nera të Italisë.Bashkëshorti i viktimës, Babis Anangnostopolos është mar...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka bërë publik sot në një publikim të saj në rrjete sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së H...
TIRANË– Rezarta dhe Redoni janë kthyer në histori frymëzimi për ata të cilët janë duke kaluar momente të vështira në jetë.Çiftri i ri ka dëshmuar se...
TIRANË– Spitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer normalitetit, dy javë pasi u mbyll si spital COVID.Që prej ditës së djeshme, spitali...