Vrasja e Nezar e Gentian Beqirit/ SPAK çoi në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjan, publikohet njoftimi zyrtar, akuzat që rën
17 Qershor 2021, 14:05Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar njoftimin zyrtar për dërgimin në Gjykatë për dosjen e Ardian Çapjas.Në njoftim thuhet se Ardian Çapja, Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Ndërsa veçmas Ardian Çapja akuzohet për krimet “Mbajtja pa leje e arrmëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi nga SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 17.06.2021 paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.98/1 viti 2021 (çështje e ndarë), ndaj të pandehurve Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, të akuzuar per kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/2, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal, për vrasje të kryer ndaj dy viktimave Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri (babë e bir) më datë 15.08.2012 dhe rreth orës 08-09’’, në Elbasan, brenda në banesë të tyre (apartament në kat të pestë).
Më vete, Ardian Çopja akuzohet dhe për krimet “Mbajtja pa leje e arrmëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 278 paragrafi 2 e 3 dhe 279 të Kodi Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 29.03.2021, kur gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë. Në proçedimin penal Nr.98 viti 2021 do vijohet të kryhen hetime për vepra penale të tjera të dyshuara të kryera më parë nga Grupi i Strukturuar Kriminal.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Personat që shikoni në foto janë Enver Diva dhe Besian Xhixha, të cilët u arrestuan për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Viktor Haxhia. Foto...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë një sërë reagimesh pasi mesfushori Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në ndeshjen Danimarkë-F...
TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjten nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme në Tiranë, ku u dhunua një anëtar i komunitetit LGBT...
GREQI-Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares Caroline crouch në Glyka Nera të Italisë.Bashkëshorti i viktimës, Babis Anangnostopolos është mar...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka bërë publik sot në një publikim të saj në rrjete sociale rezultatet e provimit të Gjuhës së H...
TIRANË– Rezarta dhe Redoni janë kthyer në histori frymëzimi për ata të cilët janë duke kaluar momente të vështira në jetë.Çiftri i ri ka dëshmuar se...
TIRANË– Spitali i Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer normalitetit, dy javë pasi u mbyll si spital COVID.Që prej ditës së djeshme, spitali...
TIRANË– Seanca për mbrojtjen e Nevaldo Hajdarajt i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës në 8 dhjetor të 2020, është shtyrë.Shkak për shtyrjen është bërë mu...