Aktualitet

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 raste me Covid-19

17 Qershor 2021, 15:14 Nga DOSJA
Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5

TIRANË– 2 mijë e 454 viktima, 132 raste dhe 129 mijë e 895 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në bilancin e 24 orëve të fundit bëhet me dije se nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë. Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (17 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,621

Testime totale 768,559
Raste pozitive 132,481
Raste të shëruara 129,895
Raste Aktive 132
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 40
Berat 11
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 5
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koornavirusi në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll