Aktualitet

COVID-i e ndaloi të tërhiqte këmbëzën! Kush është Enver Diva, sot u prangos për vrasjen e vëllezërve Haxhia, koha kur

17 Qershor 2021, 07:19 Nga DOSJA
COVID-i e ndaloi të tërhiqte këmbëzën! Kush

TIRANË– Enver Diva është një nga të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, por që u ndalua të kryente vrasjen pasi u infektua nga pandemia e koronavirusit. Edhe pse në kontakt me persona të rrezikshëm, Diva doli me mikrofon në dorë që të dënonconte faktin se bashkëshortja ishte infektuar me COVID në fasonerinë ku punonte. 

Duke qenë se i ishte anuluar plani për të marrë pjesë në vrasjen që do të ndodhte më 27 prill, më datë 24, Diva dilte në TV dhe denonconte se nuk kishte para për të mbajtur familjen dhe 3 fëmijët. 

“Bashkëshortja ime ka qenë në punë në Krujë, na ka infektuar dhe mua, dhe nusen e çunit të xhaxhait, ne jemi copë copë, edhe ilaçet i kemi blerë vetë. Pse duhet të ble unë ilaçe kur ato duhet të jenë falas, gruaja punonte te këpucët në Krujë. Erdhën na bërë tamponët, na ka sjellë vetëm një thes miell bashkia dhe vetëm kaq, e dy kile oriz dhe dy kile makarona. Kemi qendruar brenda në shtëpi, kemi mbajtur larg fëmijët, larg njëri tjetrit, janë mirë për momentin,. Bashkia nuk na ka sjellë asnjë ndihmë dhe asnjë gjë. Fëmijët duhet me hëngër përditë, jemi vetë i gjashtë në shtëpi. I bëj thirrje edi Ramës që të na ndihmojë, fëmijët po hanë bukë thatë, gruaja do kthehet prapë, se do punojë ça të bëjmë,”- shprehet Diva.

Diva u arrestua gjatë një operacioni në Fushë Krujë,  bashkë me Besian Xhixhëm, pasi mësohet se kanë pasur si “detyrë” që të studionin territorin ku do të ekzektuoheshin dy vëllezërit, ndërkohë që ndiqnin lëvizjet e tyre hap pas hapi për të kryer më pas edhe vrasjen me pagesë.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Dumani u premtoi shumë “lekë”, por njërin e zuri COVID, dilte në TV e kërkonte ndihmë nga shteti

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besian xhixha besmir haxhia enver diva viktor haxhia vrasja e vellezerve haxhia besian xhixha besmir haxhia enver diva viktor haxhia vrasja e vellezerve haxhia

Sondazh

Poll