Aktualitet

Bie zjarr pranë shkollës në Durrës/ Policia: U dogjën rroba të përdorura, ka vetëm dëme materiale

17 Qershor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Bie zjarr pranë shkollës në Durrës/ Policia: U dogjën

DURRËS– Një zjarr ka rënë mesnatën e djeshme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 16, në Durrës, pranë murit rrethues të një shkolle. Policia bën të ditur se janë djegur vetëm disa rroba të përdorura që shiteshin nga një shitës ambulant.

NJOFTIMI:

Më datë 17.06.2021, rreth orës 00:20, në lagjen nr. 16, Durrës, në afërsi të një muri rrethues të një shkolle, ka rënë zjarr në disa rroba të përdorura që shiteshin nga shitës ambulant. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne durres zjarr ne durres

Sondazh

Poll