Sport

Shau nënën shqiptare të futbollistit maqedonas, Arnautoviç humbet ndeshjen me Holandën

16 Qershor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Shau nënën shqiptare të futbollistit maqedonas, Arnautoviç

RUMANI – Sulmuesi serb i Austrisë, Marko Arnautoviç, shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 ndaj Maqedonisë pak ditë më parë. Gjatë festës për golin e shënuar, ai shau nga nëna futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski dhe jo vetëm.

Maqedonia e Veriut kërkoi nga UEFA që të dënonte lojtarin për veprimin dhe menjëherë u hap një hetim, që pasoi me pezullimin me një ndeshje. Arnautoviç humbet kështu sfidën e dytë, atë ndaj Holandës ditën e nesërme.

Pamjet televizive treguan, se shoku i tij i ekipit David Alaba, po përpiqej ta ndalonte të flasë, teksa lojtarët austriakë festojnë golin. “Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist. Nëse dikush është ofenduar, kërkoj falje,”– tha Arnautoviç pas ndeshjes, por kjo për UEFA-n është e pavlerë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 16 Qershor 2021, 11:05

Armando Broja kandidat për trofeun prestigjoz

ITALI – Tuttosport, si çdo vit, pritet të japë çmimin “Golden Boy” për lojtarin më të talentuar dhe tashmë janë publikuar 100 kandidatët.Mes...