Aktualitet

Protesta/ Thirrja e ambasadës italiane: Shmangni grumbullimet në qendër, mund të ketë pasoja

25 Maj 2019, 09:29 Nga DOSJA
Protesta/ Thirrja e ambasadës italiane: Shmangni grumbullimet në

TIRANË- Pak orë përpara protestës së partive opozitare, Ambasada Italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë orarit të protestës.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se qytetarët duhet të shmangin veçanërisht lëvizjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit.

“E shtunë, më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 19.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të bëni kujdes maksimal. Protesta mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet“, shkruan Ambasada Italiane.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada italiane protesta e opozites 25 maj 2019 ambasada italiane protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll