Aktualitet

Zgjedhjet/ Këshilltari i CDU vlerëson qëndrimin e Metës: Demokrat i vërtetë, duhet qeveri tranzitore

25 Maj 2019, 08:22 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Këshilltari i CDU vlerëson qëndrimin e Metës:

Tiranë– Pas deklaratës së djeshme të Presidentit Ilir Meta i cili u shpreh i gatshëm për të shtyrë  datën e zgjedhjeve lokale ka reaguar edhe Këshilltari i CDU-së, Martin Henze.  Për këtë qëndrim të Metës  këshilltari i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel-it ka komentuar në statusin e kreut të Shtetit në rrjetin social “Twitter”, ku përgëzon presidentin e vendit duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë.

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Gjithashtu ai ka bërë apel për krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të përgatiste zgjedhjet lokale.

Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë. Qeveria duhet ti përmbahet Kushtetutës dhe se është e rëndësishme të krijohet një qeveri tranzitore, kështu do mund të stabilizohet shteti dhe të organizohen zgjedhjet vendore” tha Henze.

Në reagimin e djeshëm Meta iu bëri thirrje që të gjitha palëve të ndalojnë hartimet publike, si edhe përsëriti deklaratën e tij, të bërë javë më parë në Pogradec, ku tha se është gati që të djegë mandatin e tij si president, për zgjidhjen e krizës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta martin henze shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta martin henze shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll