Aktualitet

Protesta/ Lëndohen dy policë dhe gazetare, njëra prej tyre me urgjencë drejt spitalit

16 Shkurt 2019, 12:19 Nga DOSJA
Protesta/ Lëndohen dy policë dhe gazetare, njëra prej tyre me

Tiranë-Protesta para Kryeministrisë vijon ende. Protestuesit i afrohen herë pas here godinës së Kryeministrisë por policia iu përgjigjet me ujë dhe gazlotsjellës. Këta të fundit largohen pasi gazi lotsjellës ua bën të pamundur qëndrimin aty. 

Deri në tani raportohet se dy efektivë policie janë lënduar. Po kështu janë lënduar edhe dy gazetarë. Marsela Karapanxho e televizionit “A2” dhe gazetarja e Shijak Tv janë lënduar. Nuk dihet nëse nuk janë ndjerë mirë nga gazi lotsjellës apo kanë marrë lëndime të tjera. 

Mësohet se gazetarja e televizionit Shijak Tv është nisur me urgjencë në spital. Dosja.al mëson se janë lënduar edhe disa protestues. 

Mësohet se nga Policia e Shtetit është dhënë urdhër që të mos ushtrohet dhunë ndaj asnjë protestues edhe nëse duan të futen në ambientet e Kryeministrisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lëndohen 2 efektive policie lëndohen dy gazetare protesta 16 shkurt 2018 lëndohen 2 efektive policie lëndohen dy gazetare protesta 16 shkurt 2018

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2019, 12:18

VIDEO/ Pamjet me dron të protestës së opozitës

Dosja.al ka mundur që të sigurojnë një video me dron të protestës së opozitës, e cila po zhvillohet në sheshin para Kryeminsitrisë.Video është bërë pak minuta p...