Aktualitet

I PAMËSHIRSHËM! “Çmendet” boksieri grek, dhunon të ëmët, fqinjët tmerrohen nga ulërimat, marrin Policinë 

16 Qershor 2021, 08:01 Nga DOSJA
I PAMËSHIRSHËM! “Çmendet” boksieri grek, dhunon

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Chalandri, ku një boksier amator qëlloi dhe dhunoi nënën e tij. 

Sipas informacioneve, boksieri, i cili ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhunoi nënën e tij sikur ta kishte kundërshtar në ring. Ishin fqinjët, ata që njoftuan Policinë pasi dëgjuan ulërimat e të moshuarës. 

Pasi oficerët e policisë hynë në shtëpi dhe u përpoqën ta neutralizonin të riun, boksieri, ende i paidentifikuar, iu kthye edhe këtyre të fundit, duke i dhunuar. Madje një polic mori dëmtime të mëdha në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Në fund, ai u prangos dhe ndodhet në Komisariat për të dhënë detaje nga dëshmia. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet boksieri ne greqi boksieri ne greqi

Sondazh

Poll