Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari në Fier, sapo pa RENEA-t hodhi çantën nga dritarja, brenda iu gjet arma e zjarrit, e ‘provoi’ kart

16 Qershor 2021, 07:47 Nga DOSJA
Arrestohet 27-vjeçari në Fier, sapo pa RENEA-t hodhi

TIRANE- Një 27-vjeçar është arrestuar nga forcat RENEA gjatë kontrolleve ‘blic’ që janë duke u zhvilluar në vend pas ngjarjeve të fundit kriminale. Dosja.al ka mësuar se i arrestuari është Indrit Hoxhaj (Kuçi). Hoxha u arrestua në lagjen “Fermë Çlirim” në ambientet e një lokali, ku sapo ka parë forcat e Policisë ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë. Brenda çantës u gjet arma e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të 27-vjeçarit.


NJOFTIMI I PLOTE:

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.

Si rezultat, në lagjen “Fermë-Çlirim”, në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit të zhvilluar nga Renea, shtetasi I. H.(K)., 27 vjeç, sapo ka parë forcat e Policisë ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë. Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të 27-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit I. H. (K)., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet indrit hoxhaj indrit hoxha arrestohet indrit hoxhaj indrit hoxha

Sondazh

Poll