Bota

Kim Jong Un parajalmëron qytetarët e Koresë së Veriut për Covid-19, kufizimet do zgjerohen dhe ushqimet do pakësohen 

16 Qershor 2021, 07:53 Nga DOSJA
Kim Jong Un parajalmëron qytetarët e Koresë së Veriut

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un paralajmëroi për mungesa të mundshme të ushqimit dhe u bëri thirrje njerëze të tij që të përgatiten për kufizime të zgjatura të Covid-19. The Guardian shkruan se Jong-Un hapi një konferencë të madhe politike për të diskutuar përpjekjet kombëtare për të shpëtuar ekonominë.

Ekonomia e Koresë së Veriut është në krizë për shkak të mbylljes së kufijve, të cilat mbyllën kompletë rrugët e tregtisë me Kinën, si dhe tajfunet e verës së kaluar që bën dëme shumë të mëdha në të korrat e fermerëve.

Monitoruesit që vlerësojnë situatën në Korenë e Veriut ende nuk kanë parë shenja të urisë masive ose paqëndrueshmërisë së madhe, por disa analistë thonë se kushtet mund të rreshtohen për një stuhi të përsosur që zvogëlon tregjet e ushqimit.

Instituti i Zhvillimit i Koresë, një institut hulumtues i qeverisë së Koresë së Jugut, tha muajin e kaluar se Veriu mund të përballet me mungesa të ushqimit prej rreth një milion tonë këtë vit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne korene e veriut kim jong un covid ne korene e veriut kim jong un

Sondazh

Poll