Bota

‘Duan që ne të jemi djalli’/ Media serbe del në përfundime, çfarë prodhoi takimi Vuçiç-Kurti: Na provokuan!

16 Qershor 2021, 07:36 Nga DOSJA
‘Duan që ne të jemi djalli’/ Media serbe del në

BEOGRAD– Media serbe “Blic” ka publikuar një artikull lidhur me përfundimet e takimit që u zhvillua dje në Bruksel mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas tyre, e gjithë retorika e Kurtit ishte provokuese ndaj Serbisë, pasi kërkonin me doemos që të nxirrnin palën kundërshtare si “djalli”.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili ishte “në pushim” për më shumë se gjysmë viti, nisi dje mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel nën ndërmjetësimin e zyrtarëve më të lartë evropianë. Përfundimi i të tre palëve mund të reduktohet në: nuk ka përparim, shqiptarët nuk duan dialog, ne po ecim përpara, nuk do të jetë e lehtë. Rifillimi i bisedimeve në Bruksel edhe një herë konfirmoi vendosmërinë e delegacionit të Prishtinës të udhëhequr nga Albin Kurti për të mos dashur ndonjë marrëveshje me Serbinë. Ata vijuan të provokonin Serinë dhe kërcënuan se do të fillonin një proces gjyqësor për gjenocid kundër vendit tonë.

Në këtë “luftë”, shqiptarët e Kosovës duket se kanë zgjedhur një taktikë për të marrë një qëndrim “asgjë më pak sesa njohja”, duke mos devijuar asnjë pikë nga parimet e përcaktuara. Shqiptarët po përpiqen të përdorin me shkathtësi akuzat kundër vendit tonë, të cilat kanë të bëjnë me “të kaluarën gjenocidale”, duke përdorur figurat e gjeneralit Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm nga Haga. Po ashtu, përfaqësuesi i Kroacisë në Këshillin e Sigurimit tha kohët e fundit se ishte e qartë se Serbia “ishte djalli”. Mesa duekt edhe Prishtina i është bashkuar këtij rrëfimi dhe nuk do të ndryshojë pikëpamjet e saj, duke pritur një mundësi të favorshme për të goditur. Ndërkohë që tentojnë që të “ngjallin” një pikë të vdekur, e ashtuquajtur pavarësi.

Në takimin e djeshëm, Kurti i kërkoi fillimisht kreut të shtetit serb që të njihte pavarësinë e Kosovës, duke rreshtuar edhe 4 pikat ku dëshironte që të pozicionohej dialogu. Vuçiç nuk e ka pritur mirë kërkesën, duke iu përgjigjur me: Kurrë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni takimi vuçiç-kurti takimi vuçiç-kurti

Sondazh

Poll