Bota

“Qasje komplet e gabuar”/ Haradinaj për Kurtin: Është primitiv, duhet të vijë në parlament për të përgatitur dokume

15 Qershor 2021, 21:04 Nga DOSJA
“Qasje komplet e gabuar”/ Haradinaj për Kurtin: Është

KOSOVË- Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me dialogun më Serbinë. Në një intervistë për RTV21, Haradinaj u shpreh se Kurti duhet që të shkojë në Parlament për të përgatitur një dokument në lidhje me dialogun.

“Unë i bëj thirrje Kurtit që të vjen në parlament të përgatisim ne një dokument të asaj se çka pret Kosova në dialog. Që fillon me pikën tre të tij ose me pikën 10 të marrëveshjes së Uashingtonit e mbetur, e theksuar në letrën e presidentit Biden. Pastaj nënpikat. Jo të jetë në një dokument horizontal e treta në radhë çështja e njohjes reciproke”, shtoi ai.

Haradinaj gjithashtu e ka konsideruar Kurtin si primitiv, duke thënë se ai del në deklarata të kota.

“Qasja ka qenë e gabuar dhe folklori…, pastaj kur del në deklarime është shumë primitiv. Nuk është Kosova aq e padijshme aq pa njerëz sa mos me ditë me kuptu që ti je ka i jep kohë procesit të dialogut, je ka i jep kohë Serbisë e vetës me negocu gjëra pa rëndësi”, theksoi Haradinaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi ramush haradinaj takimi kurti-vucic 15 qershor 2021 albin kurti dialogu kosove-serbi ramush haradinaj takimi kurti-vucic 15 qershor 2021

Sondazh

Poll