Bota

PENGMARRJE? U ‘rrëmbyen’ në Gjermani duke u futur me forcë në ‘Audin’ e bardhë/ Nëna dhe djali 3-vjeçar gjenden n

16 Qershor 2021, 07:09 Nga DOSJA
PENGMARRJE? U ‘rrëmbyen’ në Gjermani duke u futur me

GJERMANI– Gruaja shqiptare 34-vjeçare së bashku me djalin e saj të mitur, të cilët qëndronin në Gjermani, e që u pretendua se ishin rrëmbyre, janë gjetur në Kosovë.

Lajmi për rrëmbimin e saj, siç pretendohej të kishte ndodhur, shqetësoi familjërt dhe ngriti në këmbë autoritetet gjermane. Ishin dëshmitarët ata të cilët raportuan se ajo dhe djali i saj u futën me forcë në ‘Audin’ e bardhë, teksa po qëndronin në një stacion autobusi.

Ajo është gjetur në Kosovë, dhe është shprehur se po qëndrojnë vullnetarisht aty. Ajo ka komunikuar në telefon me policinë e Bonit pasditen e kaluar, duke iu treguar vendndodhjen e saj aktuale në Kosovë, ku po qëndronte vullnetarisht te një pjesëtar i familjes.

Hetimet nga policia dhe zyra e prokurorit publik në Bon vijon ende pasi kanë dyshime për heqje lirie ose pengmarrje.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rrembehet shqiptarja ne gjermani rrembehet shqiptarja ne gjermani

Sondazh

Poll