Bota

Merr fund ARMËPUSHIMI! Pas 25 ditësh, Izraeli nis sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake të Hamasit

16 Qershor 2021, 05:28 Nga DOSJA
Merr fund ARMËPUSHIMI! Pas 25 ditësh, Izraeli nis sulmet ajrore ndaj

GAZA– Izraeli nis sulmet në Gaza pas 25 ditësh armëpushimi!

Aljazeera’ shkruan se mëngjesin e ditës së sotme janë dëgjuar të shtënat e para midis të dy palëve që nga bombardimet 11-ditore të Izraelit në Gaza në maj.

Sipas forcave izraelite, raketat e hedhura nga Palestina ndezën zjarre të shumta në jug të vendit. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve gjithashtu raportoi sulmet ajrore në Khan Younis dhe tha se kishte vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Agjencia e lajmeve gjithashtu raportoi një sit tjetër në jug të qytetit të Gazës që ishte në shënjestër dhe tha se nuk kishte viktima nga të dy incidentet.

Një zëdhënës i Hamasit, i ka konfirmuar sulmet izraelite. Për agjencisnë së lajmeve Reuters ai ka bërë të ditur se palestinezët do të vazhdojnë të ndjekin “rezistencën e tyre të guximshme dhe të mbrojnë të drejtat e tyre dhe vendet e shenjta” në Jeruzalem.

Ende nuk është e qartë nëse ka viktima në Gaza si rezultat i bombardimeve.

Cila ishte shkëndija e parë e luftës?

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll