Aktualitet

I urdhëruan të kryenin punimet, arrestohen drejtori i OST dhe inxhinieri/ Vdekja e dy elektricistëve gjatë punës në Roskov

16 Qershor 2021, 06:30 Nga DOSJA
I urdhëruan të kryenin punimet, arrestohen drejtori i OST dhe

FIER-Policia e Fierit ka vënë në pranga drejtorin e OTS-së në Fier, Andi Prifti dhe si dhe inxhinerin e OTS-së Eriseld Lala për “Shpërdorim detyre”, pas humbjes së jetës të dy elektricistëve një ditë më pare.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Prifti dhe Lala kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku dy elektricistët Bashkim Silasi dhe Gjergj Duka, kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku gjetën vdekjen.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkim silasi gjergj duka nderrojne jete dy elektricistet bashkim silasi gjergj duka nderrojne jete dy elektricistet

Sondazh

Poll