Aktualitet

‘Dukej si një film horror’, dëshmitarët tregojnë imazhet se si shqipari vrau burrin e ish-gruas së tij: Gjaku i

15 Qershor 2021, 20:57 Nga DOSJA
‘Dukej si një film horror’, dëshmitarët tregojnë

BELGJIKË-Një shkollë në qytetin Deurne të Belgjikës dje u kthye në një skenë krimi, ku një shqiptar nga Kosova vrau burrin e ish-gruas së tij. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi para syve të fëmijëve që vijonin mësimin në atë shkollë.

52-vjeçari kishte shkuar te shkolla për të marrë fëmijët e bashkëshortes, por kosovari i kishte dalë në pritë dhe e kishte goditur për vdekje. Pasi qëlloi me thikë 13 herë Ismet Osmanaj ai u arrestua menjëherë nga policia belge, ndërsa tentonte të largohej nga shkolla.

Prokuroria ka zbardhur së fundmi dhe dëshmitë e qytetarëve, të cilat kanë hedhur detaje të reja mbi ngjarjen.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte. Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac,”-tha një qytetar.

“Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror,”– tregoi një tjetër dëshmitar.

Shqiptari nga Kosova pritet të dal para gjykatës ditën e premte, pasi seancën e parë shfrytëzoi të drejtën e tij që të qëndrojë i heshtur para gjykatësit hetues.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ismet osmanaj policia belge shtetasi kosovar vret me thikë burrin e ish-gruas se tij ismet osmanaj policia belge shtetasi kosovar vret me thikë burrin e ish-gruas se tij

Sondazh

Poll