Aktualitet

Aksioni masiv, rrjeti i ‘sulet’ RENEA-s: Me ç’të drejtë kontrollohet me duar lart një qytetar që nuk ka shkelur ligji

15 Qershor 2021, 20:51 Nga DOSJA
Aksioni masiv, rrjeti i ‘sulet’ RENEA-s: Me ç’të

TIRANË– Aksioni i forcave RENEA i shtrirë në të gjithë vendin ka hapur mjaft polemike në rrjet. Faqet e ‘meme’-ve dhe jo vetëm kanë postuar fotot kur efektivët shihen që kanë vënë me fytyrë nga muri dhe me duart lart disa djem të rinj për t’i kontrolluar.

“Sezoni turistik ne Vlore. Dmth je nuk je i dyshuar ti, duret mas muri. RENEA-t si polic furgonesh,”- shkruan Brryli Broadway.

“Me ç’të drejtë kontrollohet me duart lart një qytetar që nuk ka shkelur ligjin?”- shton dhe Genc Sejko krah fotove të publikuara.

Gazetarja e Shkodrës Emi Kalaja është ankuar për tjetër gjë. Sipas saj, ‘faji’ i efektivëve është që ata u kanë ndërprerë ndeshjen e Gjermanisë qytetarëve të Shkodrës dhe se për këtë gjë, meritojnë një vend në ferr.

 “Ka nje vend te veçante ne ferr per ato qe ia nderpresin ndeshjen e gjermanise shkodranve…,”- shkruan Kalaja.

Forcat RENEA kanë dalë sërish në terren. Për të ditën dytë, uniformat e errëta të shtetit po ushtrojnë kontrolle në disa qytete në vend, përfshrirë Shkodrën e Fierin. Në fokus të tyre është kapja e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë shpallur në kërkim si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet renea ne aksion renea ne aksion

Sondazh

Poll