Aktualitet

E RËNDË në Durrës/ Makina me shpejtësi ‘skëterrë’ përplas këmbësorët italianë, largohet sa hap e mbyll sytë, nj

16 Qershor 2021, 06:06 Nga DOSJA
E RËNDË në Durrës/ Makina me shpejtësi

DURRËS– Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lagjen nr 11 në Durrës. Një makinë, e cila po ecte me shpejtësi në disa lagje të zonës, përplasi dy këmbësorë.

Sipas dëshmitarëve, kmbësorja e përplasur është shtetase italiane, rreth 70 vjeç. Në videon e publikuar nga Dosja.al shihet që makina i përplas e më pas drejtuesi i mjetit vijon sërish të ecë duke mos ndaluar për të parë se si është gjendja e të plagosurve.


Gruaja e plagosur mori disa plagë nga përplasja e fortë, duke u dërguar më pas në spital.

Pas përplasjes burri arrin të ngrihet dhe e sheh nga pas teksa largohet. Ai shihet që bën disa hapa para, në drejtim të makinës e cila po largohet.

Drejtuesi apo drejtuesja e mjetit është shpallur në kërkim nga policia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës aksident në durrës

Sondazh

Poll