Aktualitet

“S’më pëlqen kjo muzikë, ndërroje!”! Shqiptari qëllon me shishe kokës pronarin e lokalit në Itali

16 Qershor 2021, 05:26 Nga DOSJA
“S’më pëlqen kjo muzikë, ndërroje!”!

ITALI– Një shqiptar ka goditur me shishe në kokë pronarin e një lokali në Itali. Ai u vu në pranga pasi sulmoi biznesmenin në mes të lokalit.

Ngjarja ndodhi në zonën e Via Lanzi, në një lokal ku frekuentohej jeta e natës në provincën e Ternit. Konflikti mes 20-vjeçarit shqiptar dhe pronarit nisi, pasi ky i fundit nuk e ndryshoi muzikën që i kishte kërkuar i riu.

Në filllim sherri nisi me fjalë banale dhe më pas shqiptari e plagosi pronarin, duke e qëlluar me sende qelqi në qafë dhe duke krijuar rrëmujë të madhe në lokal. Ai u arrestua pak pas ngjarjes nga policia, ndërsa bëri rezistencë ndaj karabinierëve.

Shqiptari akuzohet për kundërshtim të forcave të rendit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali shqiptari godet pronarin e lokali arrestohet shqiptari ne itali shqiptari godet pronarin e lokali

Sondazh

Poll