Politike

Kartmonedha 10 mijë lekëshe hap debat në rrjet: A duhet të ishte Asdreni? Rikthehet akuza e vjedhjes së “Himnit të Flamu

15 Qershor 2021, 15:15 Nga DOSJA

TIRANË– Kartmonedha 10 mijë lekëshe e cila do të dalë në treg më 1 korrik të këtij viti dhe mban portretin e poetit shqiptar Asdreni, ka ndezur mjaft debat në rrjet. Faqet virale kanë bërë dhe ‘meme’ që i kanë publikuar në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetjen, nëse ishte gjëja e duur vendosja e portretit të Asdrenit në këtë kartëmonedhë apo jo.

Në një prej montazheve të publikuara është bërë një bashkim i kartmonedhës me foton e deputetit Kujtim Gjuzi, që ka hapur mjaft polemika. Replikat e zhvilluara në komente mes gazetarëve, avokatit Adriatik Lapaj e mjaft personave të tjerë, ka rikthyer dhe debatin për akuzat e vjedhjes së “Himnit të Flamurit” nga rumunët.

Replikat në komente:

“O vëlla, nuk është aq i vogël Asdreni…,”- shkruan njeri.

“Absolutisht qe nuk eshte i vogel or shok, por ka edhe me te medhenj dhe me me shume kontribute,”- vijon dikush më tej.

“Patjetër që ka më të mëdhenj, por ky ka një shenjë në rrugëtimin e shtetit tonë…Himnin e Flamurit,”- shkruan dhe dikush.

“Elkier Bushkolaj si teksti dhe muzika e himnit eshte marre nga nje kenge patriotike rumune,”- shton më tej dikush tjetër.

“Erion te jen korrekt nuk desha ta coj biseden ne kete detaj, se nuk na nderon. Tjeter kund desha te dal permes atyre rrjeshtave qe kam shkruar,”- vijon replika e radhës.

“Elkier, te thenit e se vertetes vetem na nderon. Thuhet se himni yne eshte nje pershtatje e Asdrenit te tekstit të Andrei Bârseanu-t. Muzika eshte e Ciprian Porumbescu-t,”- shtohet më tej

“Muzika po, teksti jo. Teksti është i ngjashëm me atë që shkroi Andrei Bârseanu për këngën e kompozitorit më të madh rumun të asaj kohe, Porumbescu-t (muzika e të cilit është përdorur për himnin). Gjithësesi është fakt që ai është hymni jonë,”- shkruan dhe dikush tjetër.

Një tjetër persona ka propozuar që në këtë kartëmonedhë duhet të ishte Nënë Tereza.

“Nene tereza te ushte tek 100 do ishte me .ire sepse ajo dhe gjergj kastrioti jane krenarite me te medhaja te shqiptarise,”- shkruhet në koment.

 

Cili është debati për Himnin e Flamurit?

“Himni i Flamurit” është përdorur për herë te parë në 1912, me shpallen e Pavarësisë së Shqipërisë. Fillimisht himni ishte një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Muzika është kompozuar nga Ciprian Porumbescu ndërsa autor i tekstit është Rilindasi Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova.

Ndër vite ka pasur akuza për vjedhjen e Himnit të Flamurit nga rumunët dhe është kërkuar ndryshimi i tekstit dhe i muzikës së tij.

Studiuesit shqiptarë kanë hedhur poshtë zërat që e quajnë Himnin Kombëtar si plagjiaturë. Konkretisht studiuesi Vaso Tole, i mbështetur në variantin e parë të krijimit të Himnit, siç e ka titulluar Asdreni “Betim mbi flamur” ka përforcuar tezën e tij për origjinalitetin duke i mëshuar faktit se “mbi të gjitha kënga patriotike shqiptare i rezistoi çdo kohe, ku vetë populli e pranoi himnin të gjithë shqiptarëve”. Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj e ka vlerësuar studimin duke u shprehur se: Ndryshe dhe si asnjë himn tjetër i botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander stavre drenova asdreni kartmonedha e re 10 mije lekeshe kujtim gjuzi aleksander stavre drenova asdreni kartmonedha e re 10 mije lekeshe kujtim gjuzi

Sondazh

Poll