Politike

Gjyqi publik ndaj tij dështoi! Dritan Leli: Informacionet që kërkuan këshilltarët, ua kam dërguar me e-mail, të gjitha dr

15 Qershor 2021, 13:53 Nga DOSJA
Gjyqi publik ndaj tij dështoi! Dritan Leli: Informacionet që

VLORË– Kryebashkiaku Dritan Leli ka zhvilluar një takim me drejtorët e drejtorive të Bashkisë Vlorë, online, në mungesë të këshilltarëve që sot kishin planifikuar t’i bënin gjyq public.

Në një postim në Facebook, Leli ka publikuar video-komunikimin e mbledhjes së zhvilluar online, vetëm pak orë pasi shmangu sot me “procedurë” mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohej ditën e sotme në orën 10:00 në ambientet e Teatrit “Petro Marko”.

Ai bën me dije gjithashtu se çdo informacion që këshilltarët kërkuan të dinin ua ka dërguar me postë elektronike.

“Dua t’ju bej me dije se pavaresisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike.Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!”- shkruan Leli në postim.

Por çfarë ka ndodhur mes anëtarëve dhe Dritan Lelit?

Pak ditë më parë, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

Lajmi kryesor: Dështon ‘Gjyqi’ publik ndaj Dritan Lelit/ Kryebashkiaku ‘kyç’ sallën e Teatrit për Këshillin Bashkiak: Shkel rregullat Anti-COVID. Socialistët: Po na pengon punën, na mbylli derën!

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli dritan leli bllokon teatrin e vlores mbledhja e keshillit bashkiak te vlores dritan leli dritan leli bllokon teatrin e vlores mbledhja e keshillit bashkiak te vlores

Sondazh

Poll