Politike

U rikonfirmua në krye të PD-së, Soreca takim më Bashën: Diskutuam situatën politike në Shqipëri, dhe hapat për procesin

15 Qershor 2021, 16:28 Nga DOSJA
U rikonfirmua në krye të PD-së, Soreca takim më Bashën:

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, pas fitimit të zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike. Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se ka biseduar me Bashën për situatën politike në Shqipëri me ardhjen e legjislaturës së re në shtator, si dhe për hapat e Shqipërisë për integrimin në BE.  

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i ri i PD-së u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të rradhës në procesin e integrimit të Bashkimit Evropian të Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Takimi i Sorecës me Bashën, ka ardhur 1 ditë pas rikonfirmimit të këtij të fundit, si kryetar i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e brendshme që u bën ditën e djelë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca lulzim basha soreca takim me bashen luigi soreca lulzim basha soreca takim me bashen

Sondazh

Poll