Politike

Gafa në mes të Kuvendit, Selami Jenishehri nuk tërhiqet: Ka gjyshër që kanë nipërit dhe mbesat pensionistë. Kapet me gaz

15 Qershor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Gafa në mes të Kuvendit, Selami Jenishehri nuk tërhiqet: Ka

TIRANË– Deputeti Selami Jenishehri ka sqaruar deklaratën e tij të fundit në Kuvend, ku u shpreh se “se do të mbronin nipërit dhe mbesat pensionistë”.

Në një intervistë për ‘Abc-ja e mëngjesit’ me Enkel Demin, Jenishehri tha se ka pensionistë shqiptarë, që janë aq të vjetër, sa edhe nipërit i kanë pensionistë. Gjatë intervistës, Jenishehri është kapur edhe me gazetaren, duke i thënë kësaj të fundit se gabimi ishte i mediave dhe jo i tij.

Jenishehri: Është një gabim se ne njerëz jemi. Se dhe mediat kanë bërë mediat. Nga ana juaj është gabimi njerëzor.

Bitri: Jo nga ana jonë, nga ana juaj. E kemi bërë ne gabimin?

Jenishehri: Po! Se unë kam thënë një pensionist është 75-90 vjeç. Ai ka nipër e mbesa të veta. Por ata janë në pension.  A e dini që pensionista që kanë nipa e mbesa që i kanë moshatar. Jo të një brezi. U kam thënë mediave që i kam falur për këtë që kanë bërë.”

Enkel Demi: Po nuk na del llogaria…

Në seancën e fundit plenare, Jenishehri tha se bashkë me Kujtim Gjuzin do u dalin për Zot “nipërve dhe mbesave pensionistë”.

Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat.”, tha Jenishehri nga foltorja e Kuvendit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike selami jenishehri selami jenishehri

Sondazh

Poll

Politike 15 Qershor 2021, 08:36

VLORË-‘Gjyqi publik’ ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli pritej të zhvillohej ditën e sotme, mirëpo Leli ka qënë ai që e ka kundërshtuar. Fillimisht...