Sport

Ronaldo i vemti lojtarë i Europianit me 5 pjesëmarrje

15 Qershor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Ronaldo i vemti lojtarë i Europianit me 5 pjesëmarrje

HUNGARI – Cristiano Ronaldo në sfidën ndaj Hungarisë u bë lojtari i parë që ka luajtur në pesë kampionate europiane pas debutimit në vitin 2004.Megjithatë ai ishte një debutim me shije të hidhur pasi Portugalia e tij u shtang nga Greqia, me adoleshentin e atëhershëm Ronaldo që nuk i përmbajti dot lotët e hidhërimit.

CR7 shpresoi të bënte më shumë katër vjet më vonë, në Austri dhe Zvicër, por Portugalia, pasi kryesoi grupin, u mund nga Gjermania në çerekfinale.
Në vitin 2012, Ronaldo ishte frymëzues i Portugalisë deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Spanja pas goditjes së 11-metërshave (4-2), me Ronaldon që nuk iu dha mundësia ta ezkekutonte penalltinë në serinë e pestë.

Suksesi i shumëpritur erdhi në “Francë 2016”, ku Portugalia, pas një fillimi të ngadaltë (barazoi të tria ndeshjet në grupe) shkoi deri në finale dhe mundi vendin organizator më në Paris. Ronaldo u detyrua të dilte nga loja i dëmtuar, por me pasion e udhëzoi ekipin e tij pranë vijës anësore, derisa Eder shënoi në kohën shtesë golin e fitores, që i dha trofenë Portugalisë.
Ronaldo, fitues i pesë “Topave të Artë”, mund të shkruajë historinë, pasi aktualisht është në kuotën e 9 golave në Europian, aq sa ka shënuar edhe Platini.

Ai gjithashtu ka realizuar 104 gola në 175 ndeshje për Portugalinë, pesë më pak se rekordi i të gjitha kohërave, shënuar nga iraniani Ali Daei.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 15 Qershor 2021, 17:06

UEFA jep më në fund vendimin për Juventusin

ITALI – UEFA me sa duket ka vendosur të amnistojë skuadrat rebele që mbetën ende peng i projektit të Superligës Europiane. Sipas agjencisë italiane të laj...

Sport 15 Qershor 2021, 16:55

Hungaria i vetmi vend që lejon 100% tifozë

HUNGARI – Ndeshja me Portugalinë ishte ndeshja e orës 18:00 dhe në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit i gjithë stadiumi ishte i ezaururar. kjo është d...

Sport 15 Qershor 2021, 16:46

Dinamo e Superligës me një imazh të ri

TIRANE – Dinamo po nis një faqe të re në historinë e saj. Klubi kryeqytetas, pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, duke lënë pas një periudhë të e...