Sport

FOTO/ Hidhet shorti i Conference League! Ja rivalët për Vllazninë, Partizanin dhe Laçin

15 Qershor 2021, 11:59 Nga DOSJA

EUROPË– Ditën e sotme është hedhur shorti i Conference League,ndërsa skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët. Partizani dhe Laçi renditeshin te ekipet favorite, ndërsa Vllaznia gjendej te ekipet jo favorite.

Laçi do të ketë përballë Podgoricën, Partizani do të udhëtojë në transfertë kundër ekipit moldav Sfintul, ndërsa Vllaznia përballet me një kundërshtar më të vështirë, Siroki. Tri skuadrat e Kategorisë Superiore do ta nisin nga turi i parë, teksa ndeshjet do të zhvillohen në datat 8 dhe 15 korrik.Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league partizani vllaznia conference league partizani vllaznia

Sondazh

Poll