Sport

Trajneri danez kundë UEFA-s: “Covid-19 shtyn ndeshjen, arresti kardiak jo…”

15 Qershor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Trajneri danez kundë UEFA-s: “Covid-19 shtyn ndeshjen, arresti

DANIMARKE – Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka kritikuar ashpër UEFA-n, pas vendimit për të përfunduar ndeshjen ndaj Finlandës disa minuta pasi ylli të ekipit, Christian Eriksen i ra atak kardiak. Fillimisht u njoftua nga UEFA se skuadrat do të dalin në fushë me dëshirën e tyre, por më vonë u kuptua që nuk kishte qënë kështu.

Hjulmand tha se ironia është se nëse ke një rast me COVID-19 ndeshja mund të shtyhet 48 orë, ndërsa nëse ke arrest kardiak jo! “Vendimi më i mirë do të kishte qenë të fusnim lojtarët në autobus dhe t’i dërgonim në shtëpi dhe të merreshim me këtë gjë pastaj”, tha ai.
“Me COVID-19 është e mundur të shtyhet ndeshja për 48 orë.

Por me arrest kardiak mesa duket jo. Mendoj që është gabim, ju nuk gjeni lidership të mirë në protokolle”, deklaroi Hjulmand.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll