Sport

Nuk shënoi ndaj Spanjës, tifozët e kërcënojnë në rrjetet sociale, sulmuesi suedez detyrohet të…

15 Qershor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Nuk shënoi ndaj Spanjës, tifozët e kërcënojnë

SUEDI-Federata suedeze e Futbollit do të paraqesë një ankesë zyrtare në polici pasi sulmuesi Marcus Berg ishte subjekt i një orteku sharjesh e kërcënimesh në rrjetet sociale dhe kjo sepse sulmuesi nuk shënoi ndaj Spanjës në ndeshjen e djeshme.”Unë bisedova me Marcus, u ulëm dhe mblodhëm ato që dolën në internet – tha shefi i sigurisë kombëtare, Martin Fredman, është më se e mjaftueshme për të kuptuar se kufijtë janë tejkaluar”.

Shokët e ekipit e mbrojtën atë pas ndeshjes, duke përfshirë edhe portierin Robin Olsen. “Është kaq qesharake, madje unë nuk jam duke investuar energji për këtë temë- tha lojtari i Romës i cili është në huazim te Everton.

Unë dhe të gjithë të tjerët në ekip e dimë se sa i rëndësishëm është Berg. është e pamundur të vazhdosh kështu, por ai e di që unë dhe pjesa tjetër e ekipit e mbështesim “. Ish kapiteni i Suedisë Andreas Granqvist postoi një foto në Instagram duke u përqafuar me Berg me mbishkrimin: “Mbreti Marcus Berg. Unë jam afër teje”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 marcus berg spanja suedia euro 2020 marcus berg spanja suedia

Sondazh

Poll