Sport

UEFA jep më në fund vendimin për Juventusin

15 Qershor 2021, 17:06 Nga DOSJA
UEFA jep më në fund vendimin për Juventusin

ITALI – UEFA me sa duket ka vendosur të amnistojë skuadrat rebele që mbetën ende peng i projektit të Superligës Europiane. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, organi europian i futbollit i ka dërguar një letër Juventusit si rrjedhojë edhe Realit të Madridit dhe Barcelonës për t’i amnistuar.

UEFA nuk i ka kursyer sulmet dhe kërcënimet gjatë kësaj kohe, por Ministria e Drejtësisë së Zvicrës bllokoi gjithçka. Me anë të një letre zyrtare, Qeveria Europiane e Futbollit ka lajmëruar Juven që do të lejohet të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.
Më 9 qershor, UEFA pezulloi zyrtarisht procedurat e sanksionimit kundër Juventusit, Real Madrid dhe Barcelona për projektin e Super League.

“Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madrid për një shkelje të mundshme të korniza rregullator të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekti ‘Super League’, Komisioni i Ankesave i UEFA-s ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër“, shkruante UEFA më 9 qwrshor.

Tani vjen drita jeshile për 36 herë kampionët e Italisë, të cilët do të jenë pjesë e fazës së grupeve në sezonin 2021/2022 të turneut më të rëndësishëm për klube.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 15 Qershor 2021, 16:55

Hungaria i vetmi vend që lejon 100% tifozë

HUNGARI – Ndeshja me Portugalinë ishte ndeshja e orës 18:00 dhe në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit i gjithë stadiumi ishte i ezaururar. kjo është d...

Sport 15 Qershor 2021, 16:46

Dinamo e Superligës me një imazh të ri

TIRANE – Dinamo po nis një faqe të re në historinë e saj. Klubi kryeqytetas, pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, duke lënë pas një periudhë të e...