Sport

“Folëm pas ndeshjes, u sqaruam!” Alioski tregon takimin me Arnautovic: Erdhi në dhomë dhe më dha dorën

15 Qershor 2021, 09:57 Nga DOSJA
“Folëm pas ndeshjes, u sqaruam!” Alioski tregon takimin me

EUROPË– Marko Arnautovic-Ezgjan Alioski ishte kryefjala ditët e fundit. Gjithçka lidhet me ofendimin që i bëri sulmuesi i Austrisë, futbollistit të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare. Arnautovic kërkoi falje në rrjetet sociale, ndërsa Alioski ka sqaruar gjithçka që ndodhi në mikrofonin e ‘Supersport’.

“Në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh. Unë me Arnautovic folëm pas ndeshjes dhe u sqaruam, pasi më kërkoi ndjesë dhe erdhi edhe në dhomën tonë e më dha dorën, duke u treguar shumë fair.

Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë, pasi po festonin tifozët, por folëm në gjermanisht pas ndeshjes dhe u pajtuam pas ndeshjes. Është diçka që ndodh, pasi në ndeshje të kapin emocionet në ndeshje, por më e mira është kur sqarohet gjithçka”, sqaron Ezgjan Alioski.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alioski arnautovic austria alioski arnautovic austria

Sondazh

Poll