Sport

“Shqipëria nuk më hodhi sytë”, ish-futbollisti i Partizanit ndihet i tradhëtuar: Po më ftoi Maqedonia e Veriut

15 Qershor 2021, 09:33 Nga DOSJA
“Shqipëria nuk më hodhi sytë”, ish-futbollisti i

HUNGARI-Jasir Asani, ish-futbollisti i Partizanit ditët e fundit është transferuar në Hungari te skuadra e Kisvardës. Katër vjet me skuadrën e kuqe,lojtari fitoi titullin kampion dhe Super Kupën e Shqipërisë. Kualitetet e lojtarit nuk diskutohen, ndërsa 26-vjeçari nga Shkupi prej kohësh ka pritur një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë.Lojtari tani është lodhur nga pritja e gjatë dhe për emisionin Euro Dribling,Asani e pranon se nëse e fton e para Maqedonia e Veriut, atëherë do ta mendonte.

“Unë isha te moshat e Maqedonisë dhe pastaj erdhi ftesa e Shqipërisë U-21. E pranova me qef se çdo shqiptar kudo është ka dëshirë të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.Megjithatë unë do ta pres tani dhe do ta respektoj edhe ftesën e Maqedonisë po erdhi. Dëshira ime dhe e familjes është që të vijë sa më shpejtë nga Shqipëria.

Por nëse e para vjen nga Maqedonia do ta mendoj. Nuk e refuzoj dot se kam 4 vite te Partizani dhe në gjithë këtë kohë ka pasur shumë miqësore Shqipëria dhe nuk ka hedhur sytë”, u shpreh Asani.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport jasir asani partizani jasir asani partizani

Sondazh

Poll