Bota

E rëndë! Xhaxhai përdhunon mbesën në Selanik për 6 vite, vajza pasi largohet nga vendi dhe gjen forcën për ta raportuar

15 Qershor 2021, 11:23 Nga DOSJA
E rëndë! Xhaxhai përdhunon mbesën në Selanik për 6

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku në fakt po përsëriten rastet e përdhunimit. Këtë herë ëshët xhaxhai 50-vjeçar, i cili përdhunonte mbesën e tij që kur ishte 9-vjeçe në 2013 për gjashtë vite të tëra deri në 2019.

Protothema raporton se vajza jetonte me gjyshen e saj në Selanik pasi i ishin divorcuar prindërit dhe xhaxhai i saj përfitoi nga situatë ku vajza ishte e pambrojtur duke abuzuar seksualisht me të. Tashmë vajza është në moshën 17 vjeçe dhe është larguar nga vendi. Atje ajo gjeti forcën për ta raportuar këtë rast në Autoritetet e Policisë dhe për të treguar çdo gjë në lidhje me xhaxhanë e saj.

Oficerët e policisë së Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë së Selanikut, të cilët filluan hetimet mbi krimet dhe formuan një çështje kundër xhaxhait të saj grek 50-vjeçar, për veprime të pahijshme kundër saj. Dosja e çështjes ka të bëjë me veprat e përdhunimit, abuzimin e të miturve ku viktima nuk kishte mbushur moshën 12 vjeç.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota greqi perdhunim ne greqi greqi perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll