Aktualitet

Të dënuar për falsifikim dhe vjedhje, arrestohen 5 persona në Fier, mes tyre një grua

25 Maj 2019, 07:15 Nga DOSJA
Të dënuar për falsifikim dhe vjedhje, arrestohen 5 persona

Fier- Nga policia e Fierit janë arrestuar  5 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një grua 35-vjeç me iniciale pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

E.K, 32 vjeç, banues në Fier.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.

A.K, 46 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

E.B, 35 vjeç, banues në Lushnje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

L.K, 46 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.C, 54 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip B.M.V i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i pa paisur me leje drejtimi.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona në fier dënimet për vjedhje dhe falsifikim arrestohen 4 persona në fier dënimet për vjedhje dhe falsifikim

Sondazh

Poll