Aktualitet

Elbasan/ Ra nga 200 metra lartësi në Shkumbin, shoferi i furgonit ishte i dehur (Video)

24 Maj 2019, 19:42 Nga DOSJA
Elbasan/ Ra nga 200 metra lartësi në Shkumbin, shoferi i furgonit

ELBASAN– Policia ka nxjerrë informacionin zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një furgon mallrash ra nga 200 metra lartësi, në lumin Shkumbin. 

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi Klajdi Murataj, cili u shpëtua nga banorët e zonës dhe policia dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ishte në gjendje të dehur në momentin që po drejtonte automjetin. 

Më tej theksohet se Muratajt i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l

Njoftimi i plotë

Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit , forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës u bë e mundur nxjerrja nga lumit e drejtuesit të mjetit, i cili u transportua menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore , drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërko që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia rrugore e Elbasanit falënderon qytetarët për njoftimin në kohë për aksidentin e ndodhur, banorët që u angazhuan dhe kontribuuan në nxjerrjen nga lumi të 30 vjeçarit, si dhe apelon edhe njëherë për drejtuesit e automjeteve që të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit , e më keq akoma në gjendje të dehur, pasi destinacioni dhe jeta e tyre vihet në rrezik, por edhe jeta e përdorueseve të tjerë të rrugës.

Një aksident i rëndë u shënua në aksin Librazhd-Elbasan, teksa një furgon mallrash ra nga 200 metra lartësi në lumin Shkumbin.

Dosja.al mëson se u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë dhe të banorëve të zonës për të nxjerrë shoferin e automjetit Klajdi Muratajn, nga makina ku ai kishte ngecur.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne elbasan elbasan-librazhd makina bie ne humnere aksidenti ne elbasan elbasan-librazhd makina bie ne humnere

Sondazh

Poll