Vrasja e Azem Hajdarit/ Caktohet data për seancën e parë gjyqësore ndaj Izet Haxhisë
24 Maj 2019, 19:51Nga DOSJA
TIRANË- Pas rikthimit të Izet Haxhisë në atdhe, i cili akuzohet për vrasjen e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hadar, gjykata tashmë ka caktuar edhe datën e parë të seancës së rigjykimit të tij.
Mësohet se seanca e parë ndaj Izet Haxhisë do të mbahet më 18 qershor, ndërsa pala mbrojtëse e ka quajtur këtë një betejë drejt lirimit të Haxhisë.
Si Haxhia ashtu edhe pala mbrojtëse sëthë shprehur se kanë prova për të vërtetuar pafajsinë.
Izet Haxhia pretendon se pas vrasjes së ish-liderit të dhjetorit fshihet ish-Presidentit Sali Berisha, ky i fundit pritet të jetë një prej dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë. Jo pak por 44 dëshmitarë do të thirren lidhur me dosjen “Hajdari” e cila është hapur për rigjykim.
Dosja Izet Haxhia
Izet Haxhia u dënua me 25 vite burg në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari. Pas 17 vitesh dënim në mungesë, në maj të viti të kaluar Izet Haxhia u rikthye nga Turqia për të rihapur çështjen. Krimet e Rënda pranuan kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes ‘Hajdari’ dhe procesi do të rinisë në Gjykatë e Shkallës së Parë. Më 18 mars tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të anulonin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për të rihapur gjithë procesin me një tjetër trup gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Deputeti Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan katër persona përfshi dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.
(B.B/ dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN– Policia ka nxjerrë informacionin zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një furgon mallrash ra nga 200 metra lartësi, n...
Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, ndërsa po hetonte për dhunë Rexhep Rrajën, djali i deputet...
TIRANË- “Opozita e re” i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për ndryshime.Në letrën e nënshkruar nga 38 deputetët e...
TIRANË- Ndërsa opozita do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë, ku thuhet se nga 1300-1500 efektivë policie do të ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi së fundmi planet e afërta të qeverisë “Rama” për dhënien me koncesion të autostradës Tir...
TIRANË– Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku ka udhëzuar drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela për zbatimin e regjimi...
ELBASAN- Një aksident i rëndë u shënua në aksin Librazhd-Elbasan, teksa një furgon mallrash ra nga 200 metra lartësi në lumin Shkumbin.Dosja.al mëson se u desh ...
Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Wellen, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi dre...
GJIROKASTËR– Një parcel më kanabis është zbuluar ditën e sotem nga policia e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Picar në Vërrezë, t...