Aktualitet

Kultivonin hashash, arrestohen dy persona në Memaliaj, nën hetim edhe kryeplaku i fshatit Buz

25 Maj 2019, 06:55 Nga DOSJA
Kultivonin hashash, arrestohen dy persona në Memaliaj, nën hetim edhe

Memaliaj- Nga policia janë arrestuar në Memaliaj dy persona pasi dyshohet se janë autorët e tentativës për kultivim të 60 kubikëve të kultivuar me fara Cannabis Sativa, në fshatin Buz. Të arrestuarit janë H.C., 25 vjeç dhe B.C., 47 vjeç.

Po kështu edhe për kryeplakun e fshatit me iniciale G.Ç ka nisur hetimi nga Prokuroria.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër vijojnë punën për goditje e paligjshmërisë.

Në Memaliaj, nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.C., 25 vjeç dhe B.C., 47 vjeç, pasi këta shtetas dyshohet se janë autorët e tentativës për kultivim të 60 kubikëve të kultivuar me fara Cannabis Sativa, në fshatin Buz, Memaliaj., si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe për shtetasin G.Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Buz.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dy persona në memaliaj kultivim droge në memaliaj arrestohet dy persona në memaliaj kultivim droge në memaliaj

Sondazh

Poll