Aktualitet

Gjinushi në krye të ASH-së, pedagogia kundër: Më gjeni kontributin shkencor të tij në 30 vitet e fundit

25 Maj 2019, 05:35 Nga DOSJA
Gjinushi në krye të ASH-së, pedagogia kundër: Më gjeni

Tiranë– Një ditë më parë u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Ai mori 35 pro dhe 6 kundër. Një nga akademikët që nuk mori pjesë në zgjedhje ishte Artan Fuga, i cili u shpreh se nuk i njeh zgjedhjet. (lexo këtu)

Për këtë përzgjedhje ka reaguar edhe pedagogia Dhurata Shehri, e cila shprehet se ka gabuar rëndë pasi ka menduar se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri.

Ajo ka publikuar një CV të Skënder Gjinushit dhe shprehet me ironi se ku e ka kontributin shkencor ai në 30 vitet e fundit.

Reagimi i plotë:

Gabova rëndë ku mendova se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri!
Duke nisur nga “kryetari”, CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për te gjetur kontributin shkencor te 30 viteve të fundit!

Skënder GJINUSHI (1949–). Matematikan, profesor, akademik. Lindi në Vlorë.
Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e 
Tiranës në vitin 1972. Gjatë viteve 1973–1977 kreu studimet pasuniversitare në Francë
(Universiteti Pierre e Marie Curie, Paris VI) dhe fitoi titullin “Doktor” i ciklit të tretë
në analizën funksionale. U emërua pedagog në katedrën e matematikës së specialitetit
në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1972). Skënder
Gjinushi ka botuar tekstet “Bazat e topologjisë së përgjithshme” (1986), “Analiza
funksionale” (1988), “Probleme të analizës funksionale (1992) dhe një varg artikujsh
shkencorë në fushën e analizës funksionale. Në vitet 1987–1991 ka qenë deputet i
Kuvendit Popullor dhe ministër i Arsimit. U aktivizua në proceset politike pluraliste
dhe më 1991 u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, funksion që
vazhdon ta mbajë. Nga viti 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Kuvendit
(1997–2001); zëvendëskryeministër e ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale (2001–
2002).

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata shehri skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave dhurata shehri skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll