“I uroj 120 vjet!” Momentet PIKANTE nga dita e zgjedhjeve në PD, Berisha uron Bashën për ditëlindje, Grida Duma dhe Edi
14 Qershor 2021, 20:43Nga DOSJA
TIRANË- Të dielën, gazetari i emisionit Stop në Tv Klan, Klintoni shkoi në selinë e Partisë Demokratike ku po zhvilloheshin zgjedhjet për kryetarin e ri të demokratëve.
Gazetari pyeti disa prej figurave të njohura të PD-së se cilin prej kandidatëve votuan. Sikundër, pyeti edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha, duke i kërkuar një opinion nëse do ta mundte Edi Rama po të ishte kryetar i PD-së.
-Nëse ti do të ishe kryetar i ri, do e mundje dot Ramën?
Sali Berisha: Tani, me këto “nëse” unë nuk jam. Unë nuk flas me “nëse”.
-Dje ka qenë ditëlindja e kryetarit Lulzim Basha…
Sali Berisha: I uroj 120 vjet.
-A ju ka telefonuar Sali Berisha një ditë përpara për t’ju thënë se kë do votoni apo jo? Tritan Shehu: Nuk merret Sali Berisha me të tilla gjëra.
-Dje kishim ditëlindjen e kryetarit Lulzim Basha, sot kemi zgjedhjet. Ia dhatë votën si dhuratë apo jo?
Edi Paloka: Po, ia dhashë.
-Nëse Basha nuk do të kishte hyrë në këtë garë, kush e meritonte sipas teje? Ori Nebiaj: Basha!
-Basha prapë? Ori Nebiaj: Po.
-Edhe nëse nuk do kishte hyrë?
Ori Nebiaj: Po.
-Ti për kë do votosh?
Ori Nebiaj: Vota është e fshehtë.
-A ia dhatë votën dhuratë për ditëlindjen apo jo?
Grida Duma: Unë e kam deklaruar publikisht si asnjëherë më përpara që do ta mbështes dhe vota ime shkon për Lulzim Bashën.
-Po të ishe ti kryetarja, do e mundje dot Ramën? Grida Duma: ….. (qesh)
Marrë nga KlanTv
(f.i/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Agron Shehaj, i cili e sfidoi kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e zhvilluara brenda Partisë Demokratike, e ka krahasuar veten me kryem...
TIRANË– Agron Shehaj, i cili sfidoi kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e zhvilluara brenda Partisë Demokratike, ka lënë të nëkuptohet se ka pra...
TIRANË– Akuzat e rivalëve të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, Ervin Salianji i ka quajtur reagime emocionale për shkak të etheve të garës. I ftu...
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani thotë se e lexon deklaratën e liderit historik të PD, Sali Berisha jo një paralajmë...
TIRANË– Ish-presidenti Bujar Nishani gjatë një interviste në emisionin “Raw Politics” të drejtuar nga Erla Mëhilli, tha se gara brenda PD është zhvil...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zgjedhur të kalojë këtë mbrëmje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe dy ambasa...
TIRANË– Ervin Salianji ka hedhur poshtë akuzat e rivalëve të kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në “Open”, Salianji tha se akuzat për mos dhënien e...