Politike

Akuzat e rivalëve të Bashës për zgjedhjet në PD, Salianji: Reagime emocionale nga ethet e garës, s’kanë asnjë fakt

14 Qershor 2021, 20:07 Nga DOSJA
Akuzat e rivalëve të Bashës për zgjedhjet në PD,

TIRANË– Akuzat e rivalëve të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, Ervin Salianji i ka quajtur reagime emocionale për shkak të etheve të garës. I ftuar në “Open”, Salianji tha se kontestimet e tyre janë pa prova. 

Ai shtoi se ka shumë persona nuk e kanë pasur emrin në listë ër shkak të problematikave që vjen nga grup seksionet e PD për shkak të hedhjeve të numrave në sistem.

“Nuk besoj që e komprementon, kontestimet janë në një moment emocional të përfshirjes së tyre në ethet e garës. Nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë provë konkrete në lidhje me deklarimet e tyre. Kanë menduar që një pjesë e tyre mund të jetë e stisur nga kundërshtari politik.Unë kam bërë fushatë në Korçë dhe në një pjesë të madhe njerëzit që kanë qenë aktivë në fushatë nuk e kanë pasur emrin për shkak të problematikave që vjen nga grup seksionet e PD për shkak të hedhjeve të numrave në sistem. Nuk ka si të bëhet në mënyrë të ligjshme,”- tha Salianji.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ervin salianji zgjedhje ne pd ervin salianji zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll