Bota

Samiti i NATO-s, flet Joe Biden: Amerika është kthyer e fuqishme, ajo për çfarë bëjmë thirrje janë vlerat demokratike, n

14 Qershor 2021, 19:51 Nga DOSJA
Samiti i NATO-s, flet Joe Biden: Amerika është kthyer e fuqishme, ajo

BRUKSEL-Presidenti i SHBA Joe Biden, dha deklaratën e fundit për shtyp rreth mbledhjes së Samitit të ditës se sotme të NATO-s ku i pyetur nga gazetarët u ndal në disa pika kryesore.

Fillimisht ai foli rreth situatës pandemike duke argumentuar që në një interval kohor jo shumë të gjatë kanë arritur të ulin në mënyrë dramatike numrin e rasteve të humbjes së jetëve e cila ka qenë 370 vdekje në ditë që për një vend të madh si Amerika është një numër jo shumë i madh. Ai i ka bërë thirrje vendit të mos dorëzohet për të luftuar virusin deri në fund.

Më pas gazetarët e kanë pyetur presidentin rreth Rusisë dhe Putin-it ndërsa ai u përgjigj se i kërkon bashkëpunim Putin në mënyrë që të promovojnë më shumë vlerat e demokracisë në botë, por nëse ai nuk është i gatshëm për bashkëpunim presidenti u shpreh se do ti përgjigjet. Poe këtë pjesë ai tha se mund ta diskutojë më gjerë pas takimit që do të ketë më përfaqësuesin e Rusisë.

Pjesë nga deklarata e Biden:

“Ne kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara. Pjesa më e madhe e vendit po kthehet në normalitet, dhe rritja jonë ekonomike po udhëheq botën, dhe numri i rasteve dhe vdekjeve po bie në mënyrë dramatike. Por ka ende shumë jetë që humbin. Mesatarisht në shtatë ditët e fundit humbja e jetëve ka qenë 370 vdekjeve në ditë. Kjo është dukshëm më e ulët sesa në kulmin e kësaj krize, por është akoma një tragjedi e vërtetë. Ne po i afrohemi një piketë të trishtuar. Pothuajse 600,000 jetë të humburapër shkak të e Covid-19 në Amerikë. Ne kemi më shumë punë për të bërë për të mposhtur këtë virus. Dhe tani nuk është koha të dorëzojmë forcat tona. NATO është një forcë e madhe dhe cdo kush duhet të kuptojë vlerën, ‘Amerika është kthyer e fuqishme’. Nuk po kërkojmë për konflikt me Rusinë, ne po bëjmë thirrje për vlerat demokratike. Jam thellësisht falendërues për sfidat që NATO ka përballuar dhe bashkëpunimin tuaj. Ne duhet ti tregojmë botës që demokracia mund ti bëje ballë të gjitha lëkundjeve në botë.  Dua tja bëj të qartë për presidentin Putin se zona është e pastër nëse do të bashkëpunojë, por nëse ai nuk do të bashkëpunojë atëherë edhe ne do ti përgjigjemi, por gjithë këto do tjua bëj të qarta pasi diskutimet të kenë mbaruar pasi nuk di se cilat do të jenë rezultatet. Nuk është se nuk i besojmë Rusisë por idea është të bashkëpunojmë dhe të biem dakord dhe unë po shpresoj se disa interesa të përbashkëta duhet të ndyshojnë përceprimin e Putin dhe të sjëllë basjkëpunimin e tij me pjesën tjetër të botës .”

LAJM KRYESOR:Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të bashkëpunojnë fort për të luftuar Kinën e Rusinë, Rama takon Mitsotakis,‘thyhet’ akulli Turqi-Greqi (Zhvillimet)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota biden samiti i nato-s biden samiti i nato-s

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 18:25

BRUKSEL-Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një takim me homoligun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan por nuk dha asnjë detaj nga bidedat e takimit.Sipas CNN gazeta...