Bota

Takimi i parë Kurti-Vuçiç, në Bruksel i pranishëm do të jetë edhe Joe Biden

14 Qershor 2021, 18:57 Nga DOSJA
Takimi i parë Kurti-Vuçiç, në Bruksel i pranishëm

BRUKSEL– Nesër do të organizohet takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç i ndërmjetësuar nga BE ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA Joe Biden për të marrë pjesë në një samit ku mund të diskutohet edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

Express raporton se Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili do ta ndërmjetësojë takimin Kurti-Vuçiç, në mëngjes do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në një samit BE-SHBA.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nuk ka ndonjë lidhje ndërmjet raundit të ri të dialogut dhe samitit BE-SHBA që pritet të zhvillohet po nesër.

“Nuk ka ndonjë lidhje midis datave të raundit tjetër të dialogut Beograd-Prishtinë dhe samitit BE-SHBA. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do ta kryesojë dialogun në mëngjes dhe do të marrë pjesë në samitin BE-SHBA pasdite”, tha Stano.

Borrell mund t’i raportojë Bidenit për zhvillimet në takimin Kurti-Vuçiç. Zyrtarisht, BE-ja nuk e ka specifikuar këtë, por ka konfirmuar se në samitin me SHBA-në do të diskutohen disa tema.

“Çështje të rëndësishme të punëve të jashtme me interes të përbashkët dhe shqetësim për BE-në dhe SHBA-në do të jenë temat në diskutimet gjatë samitit”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kurti, që ka shkuar sot në Bruksel, të martën fillimisht do ta zhvillojë një takim dypalësh me ndërmjetësuesin kryesor të BE-së, Josep Borrell. Pas takimeve të ndara bilaterale të Borellit me Kurtin dhe Vuçiqin, do të zhvillohet një takim trepalësh, në të cilin do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Administrata amerikane është informuar tashmë në detaje nga i dërguari special për Ballkanin, Matthew Palmer për zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Një draft deklaratë që do të miratohet në samitin e nesërm BE-SHBA pritet ta theksojë bashkëpunimin e Brukselit dhe Washingtonit për ta forcuar angazhimin e tyre të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi joe biden albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi joe biden

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 18:25

BRUKSEL-Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një takim me homoligun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan por nuk dha asnjë detaj nga bidedat e takimit.Sipas CNN gazeta...