Bota

EMA ‘hedh poshtë’ zërat për mosfunksionimin e vaksinës Astra Zeneca: Ishte keqinformim, ajo është e vlefshme për të

14 Qershor 2021, 18:10 Nga DOSJA
EMA ‘hedh poshtë’ zërat për mosfunksionimin e

SHBA-Qëndrimi i Agjencisë Europiane të barnave nuk ka ndryshuar sa i takon vaksinës AstraZeneca duke hedhur poshtw tw gjitha pretendimet nwse kjoo vaksinw wshtw apo jo e vlefshme.

Sipas mediave vetë EMA specifikon në një shënim duke iu referuar “keqinformimit” që rezulton nga një deklaratë e njërit prej ekspertëve të tyre, e keqinterpretuar dhe botuar në një gazetë. EMA përsëriti qëndrimin e saj se AstraZeneca mbetet e autorizuar për të gjithë popullatën për të gjitha grupmoshat dhe veçanërisht për ata të moshës mbi 60 vjeç.

“Gjatë fundjavës shumë artikuj u botuan që përmbajnë elemente dezinformimi në lidhje me vlerësimin shkencor, nga EMA, të vaksinës AstraZeneca, por pozicioni i EMA është i qartë: raporti rrezik-përfitim është pozitiv dhe vaksina mbetet e autorizuar për të gjithë popullatën. Burimi i dezinformimit ishte një artikull i botuar në një gazetë italiane që citoi gabimisht një nga ekspertët tanë dhe për të cilin ne kërkuam një korrigjim zyrtar”, thuhet në shënimin e EMA-s.

Për Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), të katër vaksinat anti Covid-19 të aprovuara në Evropë janë të vlefshme. Të dhënat mbi raportin rrezik-përfitim janë gjithashtu pozitive për vaksinat e tjera vektoriale virale, atë të Janssen (Johnson & Johnson) dhe për dy vaksinat e bazuara në teknologjinë e dërguesit të ARN (mRna), përkatësisht ato të Moderna dhe Pfizer / BioNTech. Studimi klinik i vaksinës së kompanisë Curevac, me qendër në Gjermani, është duke u zhvilluar, i cili mund të vijë në ekzaminimin e EMA në fund të verës. Për Evropën mund të bëhet vaksina e pestë anti Covid dhe e treta për mRna.

Ndërkohë firma biotech në SHBA Novavax ka raportuar se vaksina e saj është mbi 90% efektive kundër Covid-19, duke përfshirë variantet e saj. Ndërkaq ka mbërritur edhe nënshkrimi përfundimtar i institucioneve të BE mbi rregulloren që krijon certifikatën digjitale Covid të BE, e njohur gjithashtu si leje digjitale e Gjelbër, për të lehtësuar udhëtimin brenda Unionit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota astra zeneca ema astra zeneca ema

Sondazh

Poll