Bota

“NATO do t’i përgjigjet sulmeve”/Krerët e Aleancës Atlantike i bëjnë thirrje Rusisë: Duhet të respektojë ligjin nd

14 Qershor 2021, 19:19 Nga DOSJA
“NATO do t’i përgjigjet sulmeve”/Krerët e

BRKSEL-Krerët e vendeve anëtare të NATO-s ranë dakord në Samitin e tyre sot për të forcuar aleancën  si kornizë organizative për mbrojtjen kolektive të zonës Euro-Atlantike, kundër të gjitha kërcënimeve, nga të gjitha drejtimet .

Në komunikatën e fundit Samiti i NATO-s i bën thirrje Moskës të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe përgjegjësitë si shtet pasi në këtë mënyrë siç po vepron nuk do të ketë kthim në normalitet.

Udhëheqësit gjithashtu i bënë thirrje Moskës të heqë etiketën e “vendit armiqësor” për Republikën Çeke dhe Shtetet e Bashkuara. Për Kinën, NATO është “e shqetësuar” për ambiciet e deklaruara të Pekinit dhe zhvillimin e arsenalit të saj bërthamor, të cilin e përshkruan si “sfida sistematike” ndaj rendit ndërkombëtar.

Gjithashtu i bëri thirrje Iranit të pezullojë të gjitha aktivitetet e raketave dhe deklaroi se do të siguronte funksionimin e vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.

“Për sa kohë që Rusia nuk tregon se respekton ligjin ndërkombëtar dhe nuk respekton detyrimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, nuk mund të ketë kthim në normalitet. Ne nuk kemi ndërmend të zhvillojmë raketa bërthamore tokësore në Evropë”, por “NATO do t’i përgjigjet. Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Hamid Karzai është i rëndësishëm për të ruajtur praninë e tij diplomatike dhe ndërkombëtare dhe për të lidhur Afganistanin me pjesën tjetër të botës, NATO do të sigurojë fonde të përkohshme për të siguruar që aeroporti të vazhdojë operacionet e tij.”

LAJM KRYESOR:Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të bashkëpunojnë fort për të luftuar Kinën e Rusinë, Rama takon Mitsotakis, pritet përballja Turqi-Greqi (Zhvillimet)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota iran kine rusi samiti i nato-s iran kine rusi samiti i nato-s

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 18:25

BRUKSEL-Presidenti i SHBA Joe Biden mbajti një takim me homoligun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan por nuk dha asnjë detaj nga bidedat e takimit.Sipas CNN gazeta...