Aktualitet

Vdes 80-vjeçari në Kavajë, ra në kanal dhe nuk doli dot më

14 Qershor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Vdes 80-vjeçari në Kavajë, ra në kanal dhe nuk doli dot

KAVAJË– Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Kavajë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Hajdaraj. Mësohet se i moshuari me inicialet B.H., ka rënë aksidentalisht në një kanal pranë fshatit ku jetonte.

80-vjeçari nuk ka mundur dot më që të dalë nga aty dhe është mbytur në kanal. Trupi i tij është dërguar në morg, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë Kavajë

Më datë 14.06.2021, në fshatin Hajdaraj, dyshohet se shtetasi B. H., rreth 80 vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kavaje vdes 80-vjecari ne kavaje kavaje vdes 80-vjecari ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2021, 11:59

TIRANË– Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani ka dhënë këshilla për qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për përhapjen e gripit të shpendëve, i njohur ...