Aktualitet

Ndodh në Lushnje! 47-vjeçari rreh gruan dhe djalin e mitur, më pas hedh orenditë shtëpiake nga kati i pestë dhe dëmton…

14 Qershor 2021, 13:11 Nga DOSJA
Ndodh në Lushnje! 47-vjeçari rreh gruan dhe djalin e mitur, më

LUSHNJE– Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe djalin e mitur 13 vjeç. Pasi i dhunoi, 47-vjeçari ka hedhur orenditë shtëpiake nga kati i 5-të i pallatit, të cilat dëmtuan një mjet tip ‘Benz’ të parkuar poshtë. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases A. P., 39 vjeçe, si dhe ndaj djalit të tij të mitur 13 vjeç.

Gjithashtu, ky shtetas ka hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, disa sende dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe “Nisan”, në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 47-vjeçari ne lushnje arrestohet 47-vjeçari ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2021, 11:59

TIRANË– Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani ka dhënë këshilla për qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për përhapjen e gripit të shpendëve, i njohur ...