Aktualitet

Zgjerohen vatrat/ Bashkia Peqin njofton praninë e rasteve të gripit të shpendëve

14 Qershor 2021, 12:50 Nga DOSJA
Zgjerohen vatrat/ Bashkia Peqin njofton praninë e rasteve të gripit

TIRANË– Bashkia Peqin ka bërë të ditur se në zonë është shfaqur gripi i shpendëve. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, bëhet e ditur se të gjithë qytetarët duhet të kontaktojnë nëse kontatojnë shpendë të sëmurë apo të ngordhur. Po ashtu, bëhet e ditur se tregu i gjesë së gjallë do të jetë i mbyllur ditën e mërkurë.

NJOFTIMI:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM FERMERË/BANORË
Influenca Aviare(Gripi i Shpendeve ) është shfaqur në bashkinë tonë.
Ju lutem kontaktoni Veterinerin e Shërbimit Veterinar të bashkisë dhe veterinerin e( AKVMB) për ta njoftuar për çdo rast kur konstatoni :
-Shpendë oborresh, zbukurimi e të egra të sëmura apo të ngordhura.
-Ngordhje të menjëhershme të pa shpjegueshme.
– Ndalohet tregëtimi dhe blerja e shpendeve në ambjente të hapura dhe tregje.
Diten e Mërkurë datë 16.06.2021 tregu i gjëse se gjlallë është i mbyllur.
Për çdo rast telefononi specialistët e bashkisë :
0698420285 Edrin Gjata
0695721909 Luan Çela

Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve. Bëhet me dije se në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë , është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8. Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia peqin gripi i shpendeve ne shqiperi bashkia peqin gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2021, 11:59

TIRANË– Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani ka dhënë këshilla për qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për përhapjen e gripit të shpendëve, i njohur ...